Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Shpend Maxhuni, po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Prishtinë,3 nëntor 2015

 

Drejtori i Përgjithshëmi Policisë së Kosovës, z. Shpend Maxhuni, i shoqëruar nga dy zyrtarë të lartëtë stafit të tij, po qëndron në vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara tëAmerikës.

            Qëllimi i kësaj vizite ështërealizimi i disa takimeve zyrtare me përfaqësues të institucioneve policore,për ngritjen e bashkëpunimit policor në fusha të ndryshme.

            Ndër takimet më të rëndësishme ishtetakimi i realizuar me 2.11.2015, me komisionerin e Policisë së New York-ut z. WilliamBratton dhe zëvendëskomisionerin për Inteligjencë dhe Kundërterrorizëm z. JohnMiller.

            Drejtori i Përgjithshëm i PK-se z.Shpend Maxhuni falënderoi z. Bratton për mirëpritjen dhe gatishmërinë e tij përbashkëpunim me Policinë e Kosovës në fusha të ndryshme të zbatimit tëligjit. 

            Njëkohësisht drejtori z. Maxhuninjoftoi komisionerin z. Bratton se Policia e Kosovës tashmë ka dëshmuar vetense është profesionale dhe e përgatitur të jetë pjesë e të gjithë mekanizmavendërkombëtarë policorë, përfshirë INTERPOL-in, EUROPOL-in etj. 

            Z. Maxhuni ndër të tjera tha sebashkëpunimi i ndërsjellë dhe përkrahja nga Policia e New York-ut në këtëdrejtim është e nevojshme, sepse do të ndikojë pozitivisht në bashkëpuniminndërkombëtar në parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar, terrorizmitdhe të gjitha llojeve të krimit, si në vend, rajon dhe më gjerë dhe se kjombetet ndër objektivat kyçe të PK-së.

            Nga ana e tij komisioneri i NewYork-ut z.Bratton, falënderoi drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovësz. Maxhuni për vizitën e tij dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunimin emëtejmë në fushën e luftimit të krimit të organizuar, terrorizmit dhe krimevekibernetike.

            Gjatë takimit, i cili u realizua nëambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së New York-ut, të dy krerëte policive u zotuan për vazhdimin dhe ngritjen e bashkëpunimit të ndërsjellë nëmes të dy policive si dhe avancimin e përbashkët në fushën e zbatimit tëligjit.

Gjithashtu, drejtori iPërgjithshëm i PK-së dhe stafi i tij javën e kaluar ishin pjesëmarrës nëkonferencën ndërkombëtare të shefave të policisë (IACP) e cila u mbajt nëChicago të SHBA-së.

 

Me respekt,

Zyra për Informim dheMarrëdhënie me Publikun

DPP Prishtinë

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje