Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës në dy operacione policore arreston pesë të dyshuar për ‘trafikim me njerëz’ dhe ‘mundësim në prostitucion’ si dhe identifikohen dy viktima të trafikimit

Prishtinë, 29 tetor 2015

 

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, në dy operacione të ndara, të cilat ika realizuar me datën 28 tetor 2015, ka bërë arrestimin e pesë personave tëdyshuar, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale ‘trafikimme njerëz’ dhe ‘mundësim apo detyrim në prostitucion’, si dhe kanë identifikuardy viktima të trafikimit.

Gjatë operacionit policor të realizuar në rajonin e Mitrovicës, është arrestuar një person, pasqë i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale ‘trafikim me njerëz’ dhe‘mbajtje në pronësi të paautorizuar të armës’ dhe ‘keqpërdorim seksual ipersonave nën moshën 16 vjeçare’. Personi i arrestuar në këtë rast është:

·        M. S.                lindur me 1967                        m/sh/k

 

Lidhur me këtë rastjanë identifikuar dy viktima të trafikimit, të cilat janë duke u trajtuar sipasprocedurave standarde për ndihmë dhe mbrojtje të viktimave.

Gjatë këtij operacioni policor është bërë edhe kontrollimi i shtëpisë së të dyshuarit, kunë cilësi të provave materiale janë konfiskuar:

·        një armë (revole)

·        një lap-top

·        dy telefona mobilë

 

 

Operacioni tjetër policor ështërealizuar në rajonin e Pejës, me 28 tetor 2015, në të cilin janë arrestuarkatër persona, nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprat penale ‘mundësim apodetyrim në prostitucion’ dhe ‘marrje me prostitucion’.

Personat e arrestuar në këtë rastjanë:

·        N. Gj.               lindur me 1961                        m/sh/k

·        P. B.                 lindur me 1992                        m/sh/k

·        N. K.                lindur me 1965                        f/sh/Shqipërisë

·        Zh. Q.              lindur me 1967                        f/jevge/Shqipërisë

 

Të gjitha veprimet policore janëkryer me autorizimin e prokurorëve përkatës, kurse ndaj pesë personave tëarrestuar është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, për të vazhduar me procedurat e tjera hetimore.

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje