Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Informim i opinionit lidhur me komunikatën e lëshuar nga subjekti politik Vetëvendosje

Prishtinë,20 tetor 2015,

  

Policia e Kosovës (PK) me qëllim informimin e drejtë të opinionit publik lidhur me shkrimin e publikuar përmes një komunikate sot pasdite (20.10.2015) nga subjekti politik Vetëvendosje, ku thuhet se; “ Policia sekrete e Isa Mustafës përgjon zyrat e VETËVENDOSJE!-s” reagon ndaj kësaj komunikate  dhe njëherit sqaron se;
Policia e Kosovës, sot në orët e pasdites përmes linjës telefonike ka pranuar një thirrje nga një person i subjektit politik Vetëvendosje (VV), se një person i dyshuar është hasur pranë zyrave të Kryesisë së VV-së e cila gjendet në Rrugën e UÇK-së në Prishtinë, se  personi i dyshuar (sipas tyre) ka tentuar të vendos pajisje për përgjim.
 
Me të pranuar informacionin menjëherë në vendngjarje është dërguar njësia relevante policore, e cila me të arritur ka takuar fillimisht personin i cili ka raportuar rastin dhe personin e dyshuar, të cilin në bazë të procedurave ligjore e ka dërguar në stacionin policor për intervistim dhe për procedura të mëtutjeshme policore.
 
Policia e Kosovës po ashtu lidhur me këtë rast ka intervistuar dy persona të subjektit politik VV, të cilët në atë kohë kanë qenë prezent në zyrat e subjektit politik në fjalë.
 
Deri në këtë fazë janë realizuar verifikimet e menjëhershme lidhur me personin në fjalë i cilësuar si i dyshuar me inicialet ( Q. K.) dhe i njëjti pas verifikimeve gjenerale nuk rezulton se është zyrtar policor apo punonjës policie.
 
Po ashtu në bazë të informacioneve dhe rezultateve të deritanishme, duke përfshirë edhe të gjeturat te personi në fjalë, i njëjti ka qenë duke shfrytëzuar më parë hapësirën e një restoranti për kafe,  i cili gjendet në të njëjtin objekt në katin e gjashtë (6) dhe më pastaj ka shfrytëzuar një tualet (WC), aty ku edhe është ndaluar nga personat e subjektit politik VV, për dyshimet e supozuara.   
 
Vlen të potencohet se Policia e Kosovës lidhur me këtë rast të gjitha veprimet e saja policore është duke i realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorin kompetent të rastit.
 
Bazuar në verifikimet dhe të gjeturat e deritanishme, si dhe me qëllim të informimit të drejt të opinionit publik, Policia e Kosovës reagon fuqishëm ndaj komunikatës tendencioze të subjektit politik Vetëvendosje, e cila ka për qëllim dëmtimin e imazhit dhe veprimeve profesionale të Policisë së Kosovës, duke dezinformuar opinionin se personi i ndaluar kinse ka deklaruar se është pjesëtar i Policisë së Kosovës, çka në të vërtet i njëjti nuk është punonjës policie.
 
Andaj, bazuar në të gjitha veprimet dhe publikimet e bëra konsiderojmë se opinioni publik duhet të informohet drejt dhe korrekt, se personi në fjalë nuk është pjesëtarë i PK-se, dhe të gjitha supozimet e ngritura nga subjekti në fjalë duhet verifikuar, pasi deri në këtë fazë nuk ka elemente të dyshimeve të ngritura, por që mbetet të hetohet dhe verifikohet në bashkëpunim me prokurorin kompetent.
 
Për ç’do ndryshim në proces hetimor të këtij rasti, Policia e Kosovës me kohë do ta mbajë të informuar opinionin publik.
 
 
Me respekt,
 
Zyra për Informim e PK-së
DPP-Prishtinë
 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje