Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy persona të dyshuar për ‘vrasje në tentativë’

Mitrovicë, 29 shtator 2015

 

          Një vepër penale me elemente të ‘vrasjes në tentativë’ është raportuar tëketë ndodhur mbrëmë rreth orës 21:30 të datës 28 shtator 2015 në rrugën ‘AdemVoca’ në Mitrovicë.

 

            Njësitë policore  i ishin përgjigjur informacionit për njërrahje në mes të disa personave. Në vendin e ngjarjes fillimisht kanë hasur nënjërin nga personat e dyshuar, ndërsa tre persona tjerë ishin dërguar përndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Mitrovicës.

 

            Pas ndihmës së dhënë nëspitalin rajonal të Mitrovicës dy viktimat të lënduarit B. R. dhe B. M. tëpërkatësisë etnike rome me banim në Mitrovicë janë dërguar për tretman tëmëtejmë në QKUK në Prishtinë.

 

Në vendin e ngjarjes si provë materiale Policia ka gjeturnjë thikë e cila do të procedohet me rastin, mbi bazën e dyshimeve të arsyeshmehetuesit policorë kanë bërë arrestimin e dy personave të dyshuar: A. Sh. 17vjeçar dhe V. B. 16 vjeçar, të dy të përkatësisë etnike shqiptarë banorë tëMitrovicës, shtetas të Republikës së Kosovës.

 

Nga hetimet e para bazuar në deklaratat fillestare incidentitkriminal dyshohet t’i ketë paraprirë një zënkë e çastit që fillimisht kishtefilluar me fjalosje në mes të dy të dyshuarve dhe dy viktimave, që më pas karezultuar me përdorim e një mjeti dyshohet të jetë thikë.

 

Pas procedurave intervistuese me urdhër të prokuroritndaj të dyshuarve, u është caktuar masa e ndalimit policor, kurse rasti pohetohet për vepër penale ‘vrasje në tentativë’.

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje