Prishtinë,10 shtator 2015
Policiae Kosovës është e përkushtuar në parandalimin e të gjitha dukurive negative dhenë veçanti po vazhdon me operacione policore kundër krimit të organizuar dhekontrabandimit me migrantë.
Sot më datë 10.09.2015, duke filluar nga ora 07:00, Sektori i Hetimeve, Departamenti i Policisë Kufitare në kuadër të Policisë sëKosovës ka realizuar edhe një operacion të suksesshëm në Komunën eGraçanicës, i cili operacion ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar:
Personi i arrestuar (N. M.), serb/kosovar dyshohet se më datë08.07.2015, me qëllim të përfitimit material, ka organizuarkontrabandimin e gjashtë shtetasve indianë, të cilët në Republikën e Kosovëskishin hyrë në mënyrë legale, kinse me qëllim biznesi, për çka kishte garantuar“Oda Ekonomike Kosovaro-Malajziase” me Seli në Prishtinë dhe se qëllimi ivërtetë i shtetasve indianë ishte që përmes Republikës së Kosovës tëshkojnë në njërën nga shtetet e BE-së, ndërsa për këtë qëllim kishinpaguar shuma të konsiderueshme të të hollave kontrabanduesve të ndryshëm,përfshirë edhe të dyshuarin e arrestuar ditën e sotme.
Prandaj ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari i lartcekur ka kryer veprën penale “kontrabandim me migrantë” të sanksionuar me kodin penal të Republikëssë Kosovës dhe sipas udhëzimeve të prokurorit kompetent i njëjti dërgohetnë mbajtje.
Me respekt
Zyra për Informim e PK-së