Prishtinë, 9 shtator 2015 – Sot rreth orës 06:40 policiaka marrë informatën për një vdekje të dyshimtë në rrugën “Perandori Justinian” në Prishtinë.
Menjëherë pas marrjes së informatës në vendin e ngjarjes kanë dalë tëgjitha njësitet e
nevojshme policore, tëmbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e
krimeve si dhe njësitë e tjerapër ekzaminim të vendngjarjes.
Nga ana e ekipit mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës A. Xh. 43 vjeçare.
Pas konsultimit me prokurorinkujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.
Hetuesit
policorë janë nëpritje të raportit zyrtar nga Instituti i Mjekësisë
Ligjore për të konfirmuar rrethanat– shkakun e vdekjes.