Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

U.D. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z.Naim Rexha priti në takim zyrtar Kryetaren e Sindikatës së PK-së znj.Valbona Kamberi

Prishtinë, 07 maj 2018

           

 

Sot me datë 07.05.2018,U.D. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z.Naim Rexha i shoqëruar ngastafi i tij, priti në takim zyrtar Kryetaren e Sindikatës së PK-së znj.ValbonaKamberi dhe z.Shaban Tasholli. 

 

Gjatë këtijtakimi u diskutuan tema të ndryshme që janë në interes të zhvillimit dheavancimit të organizatës policore në fusha të ndryshme.

 

Përveç tjerashtemë diskutimi ka qenë edhe çështja e mirëqenies së punonjësve të PK-së, e cilau cilësua si një ndër diskutimet me interes të veçantë dhe të nevojshëm për tëgjithë punonjësit e PK-së .

 

Të njëjtit udakorduan për angazhim dhe bashkëpunim të përbashkët në këtë drejtim, tëgjetjes së ndonjë mundësie apo zgjidhjeje ligjore në bashkëpunim edhe meinstitucionet relevante të shtetit, e cila do të ndikojë pozitivisht nëmirëqenien e punonjësve të PK-së.

 

U.D. DrejtoriRexha falënderoi përfaqësuesit e sindikatës së PK-së për kontributin dheangazhimin e tyre të vazhdueshëm në aspektin sindikal.

 

Njëkohësisht uvlerësua se Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e  detyrave, përgjegjësive të sajë konformmandatit të saj Kushtetues dhe Ligjor .

 

 

Me respekt,

Zyra përInformim e PK-së

DPP-Prishtinë 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje