26.8.2015, Ferizaj
Njësitet policore të sektorit rajonal të hetimeve në Ferizaj, kanë arrestuar të dyshuarin, A.N. (22 vjeçar,M/SH/ shtetas i Maqedonisë), me dyshimin e bazuar se i njëjti, me qëllim të përfitimit pasuror, ka kryer veprën penale ,,Detyrim” .Me 14.08.2015 rasti është paraqitur në polici nga ana e viktimës I.M. 46 vjeç nga Ferizaj ,i cili ka raportuar se nga personi i panjohur ka pranuar përmes telefonit një mesazh ku i kërkohen 60.000 euro, përndryshe do të ketë pasoja ai dhe familja e tij.Njësitet policore pas një pune operative kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin A.N. i cili në prezencë të mbrojtësit të tij, ka pranuar veprën në tërësi. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në Qendrën e mbajtjes në Ferizaj