Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen katër (4) persona të dyshuar për kultivim dhe përpunim të drogës

Prishtinë, 26 Gusht 2015

Policia e Kosovës mbështetur në informacionet e siguruara përmes rrugëve operativo-hetimore, ka realizuar një operacion policor në fshatin Dumnicë e Ulët të Podujevës, pasi që në një pronë private dyshohej se disa persona janë duke kultivuar bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa,Njësitë e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) kanë verifikuar informacionin në fjale dhe sot me date 26.08.2015 rreth orës 12:40 pas lokalizimit të vendit të dyshuar kanë vërejtur disa persona duke e bërë përpunimin e bimës Kanabis Sativa dhe me këtë rast edhe kanë intervenuar duke arrestuar në flagrancë katër (4) personat e dyshuar me inicialet e poshtshenuara: A.M. (1985) shtetas kosovar (mashkull) H.M. (1991) shtetas kosovar (mashkull) L.P. (1969) shtetas shqiptar (mashkull) dhe M.P. (1974) shtetase shqiptare( femër) Në këtë rast policia ka gjetur dhe konfiskuar edhe dëshmitë relevante si ne vijim: Në oborrin e shtëpisë në një serë të kufizuar me një lloj rrjete kishte të mbjella 350 Bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa me gjatësi prej 1.3 metra, kurse në podrumin e shtëpisë dhe në një objekt përcjellës të shtëpisë ( stallë ) pronë e të dyshuarit H. M. të cilat ishin adaptuar për përpunimin e bimës Kanabis Sativa, janë gjetur dhe konfiskuar një sasi prej 129.2 kilogramë marihuanë, e cila ishte vendosur për tu tharë dhe ishte në fazën finale te përpunimit.

Në vendin e ngjarjes ka dale edhe njësia krim teknikës, e cila ka bërë vend shikimin kurse bimët narkotike pas marrjes se mostrave për ekzaminim janë shkatërruar sipas procedurave përkatëse për raste të tilla. Të gjitha veprimet e ndërmarra policore janë ndërmarr në bashkëpunim me prokurorin dhe të dyshuarit dërgohen në mbajtje

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje