Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy të dyshuar për veprat penale: Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe Falsifikim i dokumentit zyrtar

Prishtinë, 25 gusht 2015

Më 24.8.2015, Policia e Kosovës, respektivisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në regjionin e Mitrovicës pas hetimeve të zhvilluara për gati një vit, ku dyshohej për një rast të Keqperdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar nga (neni 422) dhe për Falsifikim të dokumentit zyrtar nga (neni 398), ka identifikuar dhe ka arrestuar dy persona të dyshuar. I dyshuari L. M, (mashkull/serb) me datë 23.10.2014, në zyrën e Gjendjes Civile në Komunën e Leposaviqit, zyra me seli në Bistricë të Shalës, me autorizim të noterizuar i cili dyshohet të jetë i falsifikuar ka aplikuar për regjistrim në emër të personit S.K. shtetas i Republikës së Shqipërisë dhe me ndihmën e të dyshuarit N.A.(mashkull/shqiptar), është regjistruar në sistemin qendror me certifikatë të lëshuar nga autoritet serbe në Kralevë dhe me kopje të pasaportës se një shteti tjetër të huaj.

Pas hetimeve të kryera, është vërtetuar se regjistrimi në fjalë është kryer në kundërshtim me ligjet e aplikueshme në Republikën e Kosovës, respektivisht janë bërë shkelje të udhëzimit administrativ që ka të bëjë me regjistrimin civil. Te gjitha veprimet janë ndërmarr ne konsultim me prokurorinë kompetente dhe ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit për 48 orëve.

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje