Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet i dyshuari për kultivim të bimëve narkotike

Prishtinë 12 gusht 2015

Më 12.08.2015 në orën 10:30, njësitet policore pas pranimit të një informacioni nga burimet policore në teren, se në fshatin e quajtur “Llugë” të Komunës së Podujevës, në një pronë private, një i dyshuar kishte kultivuar bimë narkotike të llojit ‘kanabis sativa’.

Hetuesit policor (DHTN – Prishtinë) kanë identifikuar lokacionin e dyshuar në fshatin Llugë të Podujevës, ku vëreheshin dy sera në të cilat kishte të mbjella bimë të dyshuara narkotike të llojit ‘Kanabis Sativa’.

Hetuesit menjëherë së bashku me një patrullë të stacionit policor të Podujevës e kanë siguruar vendin e ngjarjes, e kanë kontaktuar pronarin e shtëpisë dhe pronës, A. Q. dhe me të pyetur për bimët narkotike dhe pronësinë e pronës në të cilën ishin të mbjella, i njëjti deklaron se janë pronë e tij dhe janë të mbjella nga vetë i dyshuari.

Vend-shikimin e ka kryer njësia e krim-teknikës Rajonale në Prishtinë e cila ka bërë fotografimin , incizimin dhe dokumentimin e vendit të ngjarjes.Gjatë kontrollit të njësive policore tek i dyshuari janë gjetur:

• 986 bimë narkotike të llojit ‘Kanabis Sativa’ të madhësive të ndryshme prej 2 metra deri në 2.60 metra, • një armë revole model ‘Zastava’ 6.35 me tete fishekë të kalibrit 8mm të së njëjtës armë• një fishek i pushkës së gjuetisë të cilat i dyshuari i mbante pa leje

Menjëherë është informuar prokurori i Prokurorisë Themelore dhe me urdhër të të njëjtit, të gjitha bimët janë nxjerrë nga serat dhe pas marrjes se mostrave përkatëse sipas procedurave standarde për këto raste të njëjtat janë shkatërruar në vendin e ngjarjes .

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje