Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës fillon patrullime me skuterë në Prishtinë dhe Prizren

Prishtinë, 8 maj 2018

 

  Policia e Kosovës, me qëllim të ruajtjes së sigurisë publike dhe  rritjes të sigurisë së përgjithshme  në trafikun rrugor, ka filluar patrullimet me skuterë.

Ky patrullim, i cili besohet se do të jetë më efikas, pos aspektit parandalues do të jetë më praktikë edhe në arritjen për kohë më të shkurtë aty ku kërkohet intervenimi policor.

Policia e Kosovës, në vazhdimësi me aktivitete të ndryshme parandaluese, po operon me qëllim të uljes së aksidenteve në trafik në përgjithësi e me theks të veçantë të atyre me fatalitet.

Po ashtu, që nga sot (08.05.2018), Njësia e Komunikacionit Rrugor e regjionit të Prishtinës, do të fillojë me implementimin e planit operativ “Kontrolli i shtuar i komunikacionit” – ku fokusimi kryesor do të jetë në tejkalimin e shpejtësisë, tejkalimi në vijën e plotë,  si dhe kundërvajtje të tjera.

Policia, vazhdon të apelojë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, të respektohen rregullat e trafikut rrugor, të përshtatet shpejtësia e automjetit kushteve të rrugës, të respektohen pjesëmarrësit tjerë në trafik. 

Me respekt

Zyra për Informim e PK-së

DPP-Prishtinë

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje