Suharekë-Prizren, 04 gusht
Gjatë orëve të mbrëmjes, policia e Suharekës ka reaguar në një rast në fshatin Grejkoc kur ka dëgjuar të shtëna nga armë të zjarrit. Patrullat policore e kanë identifikuar shtëpinë prej ku janë dëgjuar krismat. Në atë shtëpi po bëhej dasmë dhe kryefamiljari me mirësjellje ia ka dorëzuar policisë një pistoletë të llojit ”EKOL JAKAL DUAL COMPAKT” e kalibrit 9mm me tre fishekë. I dyshuari është shoqëruar deri në stacion policor dhe i është marrë një deklaratë lidhur me rastin dhe armën. Në konsultim me prokurorin rasti procedohet në mënyrë të rregullt.Po ashtu një pistoletë e llojit “BRUNI MOD 92” e kalibrit 8mm është sekuestruar në një gazmend familjar në rrugën “Beteja e Vrrinit” në Prizren. Pas arritjes së policisë në vendin e ngjarjes është identifikuar i dyshuari dhe është sekuestruar pistoleta me shtatë fishekë. Pas intervistës është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që të dyshuarit t’i sekuestrohet pasaporta me qëllim që i njëjti të paraqitet në organet e drejtësie para se të udhëtoj në shtetin ku punon.