Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen 12 persona në operacionin policor Matrix-M

Prishtinë, 15 korrik 2015 Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ), në funksion të zbatimit të strategjive për parandalimin dhe luftimin e formave të krimit të organizuar, e veçanërisht realizimin e objektivave të saj në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore, pas hetimeve të zhvilluara ka realizuar një operacion policor në bashkëpunim edhe me njësitë tjera relevante policore. Operacioni policor ”Matrix-M” është realizuar me 15.7.2015 në orët e hershme të mëngjesit, në rajonin e Prizrenit, ku janë kontrolluar tri (3) lokale (një klub nate dhe dy hotele) si dhe janë arrestuar 12 persona të dyshuar.Të dyshuarit në bashkëpunim kanë arritur në mënyrë të organizuar të kryejnë veprat penale të ‘trafikimit me njerëz’, ‘mundësimit të prostitucionit’ dhe të ‘bashkëkryerjes’, me qëllim të përfitimeve materiale të kundërligjshme.Gjithashtu është bërë edhe identifikimi i një viktime të trafikimit (femër/shtetase e Shqipërisë) të cilës pas intervistimit në prezencë të mbrojtësit të viktimave i është ofruar strehim sipas ligjit dhe procedurave nacionale për viktimat e trafikimit.
Të dyshuarit e arrestuar janë: · S. K. lindur me 1965 m/sh/Kosovës· B. M. lindur me 1971 m/sh/Kosovës· G. M. lindur me 1987 m/sh/Kosovës· H. L. lindur me 1968 m/sh/Kosovës· A. R. lindur me 1978 m/sh/Shqipërisë· K. R. lindur me 1982 m/sh/Shqipërisë· T. K. lindur me 1975 f/r/Rusisë· R. K. lindur me 1987 f/sh/Shqipërisë· F. P. lindur me 1996 f/sh/Shqipërisë· D. M. lindur me 1984 f/s/Serbisë· M. K. lindur me 1983 f/s/Serbisë· J. Z. lindur me 1987 f/s/Serbisë
Gjatë këtij operacioni si prova materiale janë sekuestruar: · 3 vetura· 1 tabletë· 2 sim kartela· 2 USB· 3 CD· 12 telefona mobilë· 1185 euro· libra regjistri, fatura dhe dokumente tjera të nevojshme si prova materiale për rastin.
Personat e dyshuar në bazë të urdhrit të prokurorit janë dërguar në mbajtje policore për 48 orë për vazhdim të procedurave të mëtutjeshme gjyqësore.

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje