Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet pesë persona të dyshuar për përfshirje në vepra penale që ndërlidhen me terrorizëm

Prishtinë, 11 korrik 2015
Me 11.07.2015, rreth orës 01:40, në Rajonin e Prishtinës, në magjistralen Prishtinë – Gjilan, konkretisht në afërsi të liqenit të Badovcit, njësitet relevante policore fillimisht kanë ndaluar dhe njëherit arrestuar tre (3) persona të dyshuar, me dyshimin e bazuar për përfshirje në vepra penale, që sipas kodit penal të Kosovës ndërlidhen me terrorizëm. Personat e dyshuar kanë qenë në posedim të dy veturave, njëra e tipit Golf (II) ndërsa tjetra e tipit Passat, që të dyja me ngjyrë të kuqe, të cilat më pastaj janë konfiskuar në cilësi të provave materiale. Për të kryer hetime intensive lidhur me rastin, me kohë janë inkuadruar të gjitha njësitet relevante policore, duke përfshirë edhe njësitet kundër terrorizmit të cilët si rezultat i punës së pandërprerë kanë arritur që të arrestojnë edhe dy (2) persona tjerë të dyshuar, të cilët kanë qenë të ndërlidhur me tre (3) personat e parë të arrestuar. Të gjitha veprimet policore janë realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente dhe pesë (5) personat e dyshuar, tanimë të arrestuar janë shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe procedura të mëtutjeshme policore. Lidhur me rastin janë duke u kryer hetime të mëtutjeshme dhe për këtë arsye nuk mund të japim më shumë informacione.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje