Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Incident zjarri në fshatin Llapushnik komuna e Drenasit

Prishtinë, 6 korrik 2015 – Sot rreth orës 04:00, Policia ka marrë informatën se në fshatin Llapushnik komuna e Drenasit, respektivisht në lagjen “Sopi” një objekt është përfshirë nga zjarri.Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë e nevojshme policore për të menaxhuar me situatën, zjarrfikësit, zyrtarë për hetimin e shkaqeve të zjarrit nga departamenti i emergjencave si dhe zyrtari për hetimin e faktorëve dhe shkaqeve të rrymës.Në ndërkohë që zjarri është lokalizuar nga ana e zjarrfikësve hetuesit policorë kanë proceduar më tej me këqyrjen e vendit të ngjarjes si dhe ekzaminimin e të gjeturave dhe evidencave.Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore si dhe ekzaminimeve të nevojshme, me qëllim ndriçimin e rrethanave të këtij rasti, si dhe pas veprimeve të zyrtarëve për hetimin e shkaqeve të zjarrit nga ana e ekspertëve kompetentë është konstatuar përfundimisht se: zjarri është shkaktuar nga faktori rrymë, respektivisht nga një kabllo e rrymës së objektit të djegur dhe nuk bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.Andaj, duke marrë parasysh faktin se po kalojmë një periudhë kur ka ngritje të larta të temperaturave dhe kur mund të kemi ngritje të lehtë të numrit të rasteve të zjarrit si dhe disa rasteve të tjera specifike, kërkojmë nga të gjithë mekanizmat informues që cilësimet e rasteve të mos bëhen nga hamendjet por të bëhen nga raportet e konfirmuara zyrtare, ashtu që raportimet të jenë korrekte dhe në mënyrë të drejtë dhe të mos krijohet opinion mbi opinionet por informacionet të jenë të bazuara të mbështetura mbi faktet dhe të provuarit. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje