Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy persona për ‘import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje të paautorizuar të armëve apo mjeteve plasëse’

Prishtinë, 30 qershor 2015
Me datën 29 qershor 2015, Policia e Kosovës, konkretisht patrullat e Policisë Kufitare, gjatë patrullimit dhe vëzhgimit të zakonshëm, në fshatin Rakosh të Istogut, kanë vërejtur disa veprime të dyshimta të një automjeti i cili ishte në lëvizje.Zyrtarët policor kanë vepruar menjëherë duke e ndaluar veturën e dyshuar për kontrollim, me të cilën dyshohej për import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje të paautorizuar të armëve apo mjeteve plasëse. Njëri nga dy personat e dyshuar, me të vërejtur Policinë ka dalë me shpejtësi nga automjeti për të ikur duke vrapuar drejt pyllit, mirëpo falë shkathtësive dhe veprimeve të shpejta të zyrtarëve policor është arritur që të ndalohet dhe të arrestohet.
Lidhur me këtë rast është arrestuar edhe personi i dytë i cili ka qenë në automjet.
Personat e dyshuar, tanimë të arrestuar janë:
• H. A. lindur me 1955 m/sh/k
• I. A. lindur me 1981 m/sh/k
Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur dhe konfiskuar:
• 10 armë Ekoll Tuna kalibër 8 mm me nga një magazinë pa municion
Të dyshuarit janë ndaluar për procedim të mëtutjeshëm, ku të gjitha veprimet policore janë kryer me autorizim të prokurorit kompetent. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje