Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen tre persona për ‘kontrabandim të migrantëve’

Prishtinë, 19 qershor 2015
Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, pas hetimeve intensive të kryera për disa muaj, lidhur me veprimtarinë kriminale të një grupi mirë të organizuar, që në vazhdimësi merrej me ‘kontrabandim të migrantëve’ për në shtetet e Bashkimit Evropian, sot me datën 19 qershor 2015 në rajonin e Pejës (në tri lokacione), ka ndërmarrë një operacion policor, me ç’rast janë arrestuar tre të dyshuar dhe janë kontrolluar shtëpitë dhe objektet përcjellëse të tyre.Të dyshuarit në bashkëpunim edhe me të dyshuar të tjerë, kanë arritur në mënyrë të organizuar të kontrabandojnë persona nga Kosova në drejtim të shteteve të BE-së për përfitime materiale të kundërligjshme.
Ky grup gjatë kryerjes të kësaj veprimtarie kriminale përdornin rrugët nga Kosova, përmes territorit të Serbisë për në Hungari, me qëllim që nga aty të vazhdonin për në shtetet tjera evropiane. Për transportimin e viktimave ky grup ka përdorur mjete të ndryshme të transportit si vetura dhe linjat e rregullta të autobusëve për në Serbi. Çmimi për një migrant sillej nga 1500-2200 euro, varësisht destinacionit të fundit. Gjatë procesit të deritashëm të hetimeve janë identifikuar rreth 15 viktima të këtij krimi të cilët ishin mashtruar nga ky grup kriminal. Migrantët e identifikuar i përkasin të gjitha rajoneve të Kosovës.
Të dyshuarit e arrestuar janë:
• L. S. lindur me 1973
m/sh/k• B. S. lindur me 1979
m/sh/k• V. M. lindur me 1981
m/sh/kGjatë këtij operacioni janë sekuestruar si prova materiale:
• 1 (një) AK- 47
• 7 (shtatë) fishekë kalibër 7.62
• 3 (tre) telefona celularë
• dokumente tjera relevante si prova materiale.

Personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje policore për vazhdim të procedurës së mëtejme gjyqësore në bazë të urdhrit të prokurorit. Hetimet e këtij rasti do të vazhdojnë për të identifikuar edhe të dyshuar të tjerë të mundshëm.
Me respekt,
Zyra për Informim e PK-se 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje