Vjedhje e pyllit
Suharekë, 19 qershor
Në vazhdimësi të implementimit të planit operativ i cili ka të bëj me parandalimin e prerjeve dhe transportit ilegal të druve, Policia e Suharekës ka arrestuar dy qytetarë me mbiemër Qarri, në dyshimin e bazuar se të njëjtit me dy kamionë po transportonin rreth 10 metra kub dru pa dokumente përcjellëse. Kamionët me ngarkesën janë sekuestruar në cilësi të provës materiale ndërsa të dyshuarit janë ndalur nën masën e arrestit policor. Duhet të theksohet se gjatë kësaj jave, për vjedhje të pyllit në Komunën e Suharekës janë arrestuar 9 të dyshuar dhe janë sekuestruar 9 automjete.