Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike diplomoi gjenerata e 52-të e Policisë së Kosovës si dhe u prezantua uniforma e re e Policisë së Kosovës

Prishtinë, 12 qershor 2015
Pas një trajnimi gjashtëmujor në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot diplomuan 141 kadetë të rinj të Policisë së Kosovës, të cilët për herë të parë prezantuan edhe uniformën e re të Policisë së Kosovës.
Në ceremoninë e diplomimit morën pjesë, Ministri i Punëve të Brendshme, z. Skënder Hyseni, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Shpend Maxhuni, Drejtori i Akademisë, z.Ismail Smakiqi, si dhe përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.
Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), z.Skender Hyseni, gjatë ceremonisë së diplomimit të gjeneratës së 52-të, të kadetëve tha se Policia e Kosovës është një forcë demokratike, shumë funksionale dhe më e mira në rajon.
“Policia e Kosovës është një forcë multietnike në shërbim të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, pa dallim etnie dhe feje”, u shpreh Hyseni duke thënë se policet e sapo diplomuar do të bëhen pjesë e një instrumenti të pazëvendësueshëm për rend dhe ligj në Republikën e Kosovës. “Do të jeni në shërbim të qytetarëve të Kosovës, në shërbim të sigurisë dhe në shërbimit të mirëqenies së secilit qytetar të vendit”, tha ministri Hyseni duke uruar kadetëve policor suksese në punën e tyre. Ai ka ftuar kadetët që të jenë pjesë e Policisë së Kosovës, e cila siç tha ai deri më sot ka dhënë prova të jashtëzakonshme të një punë të shkëlqyeshme. Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Maxhuni tha se “ sot, është dita kur ju jeni të gatshëm të përballeni me të gjitha sfidat e zbatimit të ligjit, jeni të disiplinuar, të arsimuar, të trajnuar mirë dhe të aftë fizikisht”. Me betimin tuaj, ju zotoheni për kryerjen e detyrave me kompetencat dhe autorizimet zyrtare me përgjegjësi, profesionalizëm, korrektësi, efikasitet, me drejtësi, integritet dhe paanshmëri që do t’i mbroni të drejtat e njeriut dhe të respektoni të barabartë të gjithë qytetarët pa dallime.Vizioni ynë është zbatimi i ligjit dhe kjo është shumë e rëndësishme, është në interesin e të gjithëve, është rruga e drejtë, prandaj ndiqeni këtë rrugë që të realizoni këtë vizion.
Sundimi i rendit dhe ligjit sot është një parakusht esencial në të gjitha aspektet e shoqërisë, garantues të së cilës nga sot do të jeni edhe ju të nderuar policë të rinj.Andaj ju ftoj të gjithëve që të tregoheni personalisht përgjegjës dhe profesional në veprimet tuaja, duke kryer të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë e caktuara me sukses dhe dinjitet të plotë, të respektoni edhe uniformën e re zyrtare të cilën duhet ta mbani me nderë. Kurse Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi, , tha se Akademia vazhdon të jap kontribut të jashtëzakonshëm në ofrimin e trajnimeve për pjesëtarët e sigurisë publike. Drejtori Smakiqi vendimin e kadetëve për t’u bërë pjesë e Policisë së Kosovës e ka vlerësuar shumë lartë duke thënë se profesioni i policit është profesion i shenjtë. “Akademia tani më është qendër e fort e të gjitha llojeve të trajnimit me bashkëkohore për të gjitha Agjensionet e Sigurisë Publike”, tha Smakiqi . Para kadetëve të sapo diplomuar, drejtori Smakiqi, tha se Akademia do t’iu siguron trajnime të vazhdueshme dhe arsimim bashkëkohor. Në fund Smakiqi ka uruar kadetët për diplomimin e tyre dhe për uniformen e re të Policisë së Kosovës. Ai i ka ftuar policët e rinj që ta dëshmojnë vetën në punën e tyre ashtu siç e dëshmuan gjatë trajnimit bazik.
Me respekt,
Zyra për Informim e PK-se 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje