Arrestohet për dhunë në familje
Zhur-Prizren, 09 qershor
Në orët e mesditës , Policia e Prizrenit e ka arrestuar një burrë nga fshati i Zhur mbi bazën e dyshimit se i njëjti e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren e më pas është pyetur për rastin. Po ashtu është intervistuar edhe i dyshuari dhe më pas prokurori i shtetit ka nënshkruar vendimin për ndalimin e të dyshuarit për 48 orë.