Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen tre persona për ‘falsifikim’, ‘mashtrim’, ‘legalizim i përmbajtjes të pavërtetë’

Prishtinë, 02 qershor 2015
Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, pas hetimeve të kryera, lidhur me veprimtarinë kriminale të një grupi, që në vazhdimësi merrej me ‘falsifikime të ndryshme’, ‘legalizim të përmbajtjes së pavërtetë’ dhe ‘mashtrim’, ka realizuar një operacion policor të suksesshëm.Sot, me datë 2 qershor 2015, në rajonin e Prishtinës, (në pesë lokacione), Policia e Kosovës ka ndërmarrë operacionin e koduar me emrin “Bleta”, me ç’rast janë arrestuar tre persona të dyshuar, si dhe janë kontrolluar shtëpitë dhe objektet përcjellëse të tyre. Të dyshuarit në bashkëpunim, kanë kryer veprat e lartcekura me qëllim të përfitimit material të kundërligjshëm, ku të njëjtit kanë arritur të bëjnë regjistrimin e 937 veturave të ndryshme, duke e falsifikuar dokumentacionin). Kjo veprimtari e kundërligjshme e të dyshuarve ka dëmtuar buxhetin e Kosovës, në vlerë të konsiderueshme. Ky operacion është i ndërlidhur me opercaionet e mëhershme të zhvilluara në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, në të cilën janë sekuestruar 240 vetura dhe janë dorëzuar për zhdoganim, ku në buxhetin e Kosovës, janë derdhur më se 550.000 euro.
Të dyshuarit e arrestuar janë:
• D. G. lindur me 1969 kosovar/serb
• G. K. lindur me 1971 kosovar/serb
• M. T. lindur me 1955 kosovar/serb
Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar si prova materiale:
• 5 (pesë) armë kalibrash të ndryshëm (4 pushke, 1 revole)• 310 fishekë kalibrash të ndryshëm• 17 viza bllanko shengen• 3 (tri vula) me mbishkrime të ndryshme• dokumente tjera që vlejnë si prova për procedurë (libreza të qarkullimit për vetura, kontrata të ndryshme.
Personat e dyshuar me autorizim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Me respekt,
Zyra për Informim e PK-se 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje