Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Kryetari i Klinës Sokol Bashota nderon me mirënjohje policinë për efikasitet ndaj sigurisë së “serbëve dhe të tjerëve”

Kryetari i komunës së Klinës Sokol Bashota është i kënaqur nga “efikasiteti” i Policisë së Klinës dhe rajonit të Pejës në luftimin e keqbërësve.Një ndër kënaqësitë që kryetari Bashota ndan me publikun është edhe siguria dhe efikasiteti i policisë së Klinës në sigurinë e komunitetit serb të kësaj komune që kishin qenë “cak i grabitjeve kohëve të fundit”.Kohëve të fundit disa shtëpi të komunitetit serb dhe të tjerë kanë qënë cak i grabitjeve të disa personave keqbërës, të cilët në këto shtëpi kanë grabitur gjësende të ndryshme. Pas efikasitetit që ka treguar policia e Klinës dhe ajo Rajonale këta keqbërës janë zënë dhe po trajtohen në organet e policies.Kryetari i Komunës së Klinës, z. Sokol Bashota, për këtë efikasitet ka falënderuar dhe ndarë mirënjohje policisë së Klinës për bashkëpunimin dhe ngritjen e sigurisë në Klinë dhe lokalitetet që gravitojnë në këtë komunë. “Ne si Komunë, në bashkëpunim me Policinë, po punojmë shumë në krijimin e besimit të qytetarëve te Policia e Kosovës dhe te institucionet, në përgjithësi. Policia deri tani, në Komunën e Klinës, ka pasur besim të madh dhe imazh shumë të mirë. Ne do të fuqizojmë edhe më shumë imazhin e Policisë së Kosovës. – ka shtuar, veç tjerash, kryetari Bashota”. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje