Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Shpend Maxhuni, priti në takim Ministrin e Diasporës z. Valon Murati

Prishtinë, 26 maj 2015
Gjatë takimit, i cili u realizua sot në ambientet e drejtorisë së përgjithshme të Policisë së Kosovës, në mes të ministrit të diasporës z. Valon Murati dhe drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës z. Shpend Maxhuni, u diskutua rreth mobilizimit të dy institucioneve, koordinimit të aktiviteteve të përbashkëta si dhe ndihmës reciproke, në funksion të regjistrimit të diasporës dhe informimit sa më të mirë të bashkatdhetarëve rreth procedurave për pajisjen me dokumente personale, aktiviteteve kulturore e artistike që organizohen për nder të tyre.
Po ashtu u diskutua edhe rreth sigurisë në komunikacionin rrugor, për ndërmarrjen e masave të nevojshme me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë në trafik si dhe sensibilizimit të opinionit dhe bashkatdhetarëve të cilët kryesisht në numër me të madh frekuentojnë Kosovën gjatë sezonës verore.
Drejtori z.Maxhuni dhe ministri z.Murati u dakorduan që bashkatdhetarët të njoftohen vazhdimisht si nga Policia e Kosovës ashtu edhe nga Ministria e Diasporës, për gjendjen reale në pikat kufitare të Republikës së Kosovës, me qëllim të evitimit të radhëve të gjata, duke shfrytëzuar pikat alternative kufitare, për të cilat Policia e Kosovës garanton se janë plotësisht të sigurta për kalim.
Të dy krerët e të dy institucioneve u zotuan për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të dy institucioneve si dhe u pajtuan se një nga problemet me të cilat ballafaqohet Policia Kufitare, e që po i shkakton radhët e gjata, është edhe sigurimi kufitar i automjeteve, problem ky për të cilin Ministria e Diasporës po mundohet të gjejë zgjidhje në bashkëpunim me institucionet tjera kompetente.Policia e Kosovës, ndër të tjera garantoi se gjatë kësaj sezone do të punojë me kapacitete të plota dhe me plan operativ të veçantë, me qellim të shmangies së pritjeve të gjata si dhe ngritjes së nivelit të sigurisë në trafik. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje