Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Plani operativ “Pasat 2015” identifikon 175 vetura të çmontuara për shitje pa dokumente përkatëse, të dyshuara për shmangie doganore

Mitrovicë, 22 maj 2015
Si rezultat i përpunimit të informatave në fushën e parandalimit të veprimtarive kriminale, njësia rajonale e auto-krimeve, në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë në dy ditët e fundit ka realizuar planin operativ të koduar “Pasat 2015’’. Ky plan operativ është zbatuar përmes kontrollit në disa lokacione të ndryshme, ku kryesisht ushtrohet veprimtari e shitblerjes së automjeteve dhe pjesëve të tyre.Ky kontroll i lokacioneve ka rezultuar me identifikimin e 175 veturave të çmontuara, dokumentacioni i të cilave nuk figuron në sistemin e rregullt të obligimeve doganore. Të gjitha këto vetura të identifikuara dyshohet të jenë importuar nga shtetet evropiane, po ashtu dyshohen për shmangie të obligimeve doganore.I gjithë dokumentacioni i këtyre veturave të hasura tek personat në posedim u është dorëzuar autoriteteve doganore për procedurë të mëtejme.Ndërsa hetuesit policorë me autorizim të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë do të vazhdojnë hetimet drejt verifikimit të prejardhjes së këtyre veturave, statusi i tyre, shtetet prej nga kanë ardhur, verifikim ky që do bëhet si në nivel lokal edhe në atë ndërkombëtar përmes ILECU- t në Prishtinë. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje