Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet njëri nga dy personat e dyshuar për veprën penale ‘grabitje’ të raportuar me datën 17 maj 2015

Mitrovicë, 20 maj 2015
Në mbrëmjen e datës 17 mars 2015, në Mitrovicë ishte raportuar rasti i veprës penale ‘grabitje’, ku sipas viktimës së rastit në dyqanin e tij që ndodhet në rrugën e “UÇK-së’’ dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës kishin marrë një shumë të hollash prej 500 eurosh. Pas procedimit të vendit të ngjarjes nën autorizimin e prokurorit të rastit hetuesit policorë të sektorit të hetimeve rajonale në Mitrovicë kishin nisur hetimet drejt zbardhjes së rastit.Ecuria hetimore ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e njërit nga dy të dyshuarit, mashkull 17 vjeçar, i përkatësisë etnike shqiptar, banor i Mitrovicës, shtetas i Republikës së Kosovës, arrestimi i të cilit është bërë dje me 19 maj 2015 në orët e pasdites në Mitrovicë.I dyshuari u është nënshtruar procedurave intervistuese në prani të avokatit mbrojtës, ku pas procedurave intervistuese me vendim të prokurorit publik, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit policor për 24 orë.Rrjedha hetimore për veprën penale të ‘grabitjes’ do të vazhdojë edhe më tej drejt identifikimit dhe arrestimit edhe të personit tjetër të dyshuar. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje