Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, respektivisht Prokurorinë Speciale të Kosovës realizon një operacion të gjerë në shkallë vendi

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, respektivisht Prokurorinë Speciale të Kosovës realizon një operacion të gjerë në shkallë vendiPrishtinë, 15 maj 2015 Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda, sot (15.5.2015) në orët e hershme të mëngjesit, ka realizuar planin operativ të koduar “kontrolla”, ku në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës, është ekzekutuar Urdhëresa e Gjykatës Themelore në Prishtinë, për realizimin e operacionit të gjerë në nivel të vendit, i cili ndërlidhet me dyshimet për vepra të rënda penale. Ky operacion policor është ndërmarrë duke vlerësuar rëndësinë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në vend, si dhe parandalimin e çfarëdo lloji të veprave kriminale dhe ka përfshirë gjashtë (6) rajone të Kosovës si në; Prishtinë, Gjilan, Pejë, Gjakovë, Ferizaj dhe Prizren. Gjatë realizimit të këtij operacioni policor janë shoqëruar për intervistim njëmbëdhjetë (11) persona, si dhe janë bastisur tridhjetë e tetë (38) lokacione të ndryshme, kryesisht shtëpi banimi. Ndërsa në cilësi të provave materiale janë konfiskuar armë dhe municion të llojeve të ndryshme, duke përfshirë pajisje dhe dëshmi tjera që ndërlidhen me rastin, si:• Tri armë të gjata,• Dy armë të shkurtra,• Një armë e ftohtë thikë,• Një sasi e municionit të kalibrave të ndryshëm si dhe • Dëshmi tjera që ndërlidhen me rastin.Institucionet kompetente duke u bazuar në mandatin ligjor, do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në vend, si dhe parandalimin e të gjitha akteve kriminale, duke përfshirë edhe rastet e armëmbajtjeve pa leje. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje