Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Realizimi i planit operativ “Kushineta 1”

1 mars–30 prill 2015, Ferizaj
Pjesëtarët e Policisë së Kosovës të Drejtorisë Rajonale në Ferizaj, përveç punëve të përditshme, gjatë periudhës kohore 1.3.2015 deri me 30.4.2015 kanë realizuar edhe planin operativ “Kushineta 1”.Ky plan operativ ka pasur për qëllim ofrimin e sigurisë për qytetarët në të gjitha aspektet, duke përmbushur detyrat e parapara lidhur me parandalimin dhe luftimin e krimit dhe veprave të ndryshme penale dhe kundërvajtëse.
Gjatë kësaj periudhe kohore janë kryer kontrollime të automjeteve në pika kontrolli, është mbuluar tereni me patrullime me pjesëtarë të uniformuar dhe në rroba civile duke vizituar pikat më problematike në qytete dhe fshatra si dhe disa bastore dhe restorante. Pas analizës së bërë, ju njoftojmë me aktivitetet policore gjatë realizimit të këtij plani operativ:
-Raste të vjedhjeve të zbuluara.. 62
-Pika kontrolli………………………243
-Automjete të kontrolluara………1481
-Persona të legjitimuar…………..1330
-Persona të intervistuar…………..45
-Persona të kontrolluar…………..944
-Lokale të kontrolluara…………..26
-Tiketa të lëshuara………………..196
-Persona të arrestuar…………….27
-Persona të ndaluar……………….8
-Armë zjarri të konfiskuara……..5
-Armë të ftohta të konfiskuara…4

Të gjitha këto armë dhe pajisjet ilegale, Policia i ka konfiskuar dhe do të përdoren si prova ndaj të dyshuarve.Realizimi i këtij plani ka dhënë rezultate të mira në parandalimin e veprave penale dhe ka dhënë efektin e dëshiruar tek qytetarët për prezencën e Policisë dhe rritjen e ndjenjës së sigurisë tek ta dhe njëherësh apelojmë tek qytetarët për vazhdimin e bashkëpunimit i cili nuk ka munguar edhe në të kaluarën.Në bazë të statistikave nga raporti pas operacional,krahasuar muajt Mars dhe Prill 2014 me vitin 2015 kemi numër më të vogël të veprave penale të kryera sivjet si vjedhjet -22,81%,vjedhjet e rënda -35,71 % dhe grabitje -100%.Parashihet që të vazhdohet me punë permanente me plane operative të kësaj natyre duke i modifikuar sipas nevojës dhe problematikës në teren. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje