Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’, ‘kanosje’, ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’

8.5.2015, Shtërpcë -Hetuesit e sektorit të hetimeve rajonale të mbështetur nga Njësiti për reagim të shpejtë dhe njësitet e specializuara K-9 si dhe njësiti për menaxhimin e mjeteve eksplozive, sot në orët e hershme të mëngjesit, kanë zbatuar planin operativ “Festa”, me ç’rast katër persona janë shoqëruar në stacionin policor. Plani operativ është zhvilluar në fshatin Jazhincë dhe në magjistralen Brezovicë-Prevallë, komuna e Shtërpcës, ku me urdhër të gjykatësit të Gjykatës Themelore të Ferizajt janë kontrolluar tri shtëpi dhe objektet përcjellëse të të dyshuarve: M. M. (41 vjeç M/S/K), V. M. (23 vjeç, M/S/K), S. F. (34 vjeç M/S/K) dhe S. M. (30 vjeç M/S/K).Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar:
– dy palë uniforma të Policisë së Serbisë- dy bajoneta- dy thika- 80 fishekë 7,9 mm- 1 fishek i kalibrit 7,65 mm- dy parë dylbi
Ky plan operativ është realizuar në bazë të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat e lartpërmendura me datën 1 maj 2015, pranë rrugës Brezovicë-Prevallë, me ç’rast kanë shtënë me armë në ajër si dhe kanë kanosur qytetarët e rastit duke u drejtuar armën, të cilët me automjetet e tyre ishin duke qarkulluar përgjatë kësaj rruge.Pas intervistimit, në konsultim me prokurorin e shtetit, të dyshuarit lirohen dhe lënda procedohet në gjykatë.

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje