Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen të dyshuarit për ‘grabitje’

Gjakovë, 4 maj 2015-Me datën 17.4.2015 në stacionin policor të Gjakovës është raportuar një rast grabitje në një shtëpi në fshatin Ujzë të Gjakovës.Patrulla policore menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes me të gjitha njësitet relevante dhe me intervistimin e viktimës ka kuptuar se persona të panjohur të maskuar kishin hyrë në shtëpinë e tij dhe kishin grabitur gjëra me vlerë, duke e mbajtur viktimën nën kërcënimin e armës gjatë tërë kohës.Pas një pune intensive të njësitit të hetimeve të stacionit policor të Gjakovës janë arrestuar personat e dyshuar si kryes të mundshëm të kësaj vepre penale. Të arrestuarit janë: 1. A. Q. lindur me 1993 k/sh nga Gjakova 2. M. G. lindur me 1995 k/sh nga Gjakova 3. B . P. lindur me 2000 k/sh nga Gjakova 4. E . K. lindur me 1998 k/sh nga GjakovaPo ashtu me urdhër të Gjykatës Themelore në Gjakovë është kryer edhe një bastisje në një shtëpi, ku ka rezultuar me gjetjen e njërës nga provat e grabitura në shtëpinë e viktimës dhe arrestimin e personit : 5. B . P. lindur me 1965 k/sh nga Rahoveci.Me urdhër të prokurorit të shtetit personat e arrestuar mbahen në ndalim policor dhe ndaj tyre në bazë të dyshimit të bazuar dhe provave materiale ushtrohet kallëzim penal.

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje