Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Vrasje në tentativë

Mitrovicë, 26 prill 2015
Një rast me elemente të veprës penale ,vrasje në tentativë’ është iniciuar dhe proceduar në orët e paradites së sotme. Rasti është raportuar në orën 7:10 të datës 26 prill 2015, ngjarje kjo e ndodhur në rrugën ,Afrim Zhitia’ në Mitrovicë. Informacioni për të shtëna me armë zjarri ishte raportuar në stacionin policor ,Jugu’ Mitrovicë. Njësitë policore me shpejtësi kanë reaguar në vendin e ngjarjes ku kanë arritë që në vend ngjarje të arrestojnë të dyshuarin S.N. 35 vjeçar, tek i cili konfiskojnë një armë pistoletë, ndërsa viktimës së rastit J.P. 36 vjeçar fillimisht i është dhënë ndihma e parë në QKMF Mitrovicë, më pas është dërguar në QKUK Prishtinë për tretman të mëtejmë mjekësor, gjendja e tij raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetë. Hetimet në vendin e ngjarjes nën autorizimin e prokurorit i kanë nisur hetuesit rajonal nga Njësia e krimeve të rënda në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë. Në vendin e ngjarjes si prova materiale nga ana e Krim-teknikës është gjetë një gëzhojë të kalibrit të vogël,si dhe një fishek.
Nga hetimet e para të bëra, bazuar në deklaratat e siguruara deri me tani dyshohet se në momentin kritik i dyshuari të ketë shtënë me armë zjarri ku si pasoj të ketë plagosur viktimën, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes pritet te zbardhen ne procesin hetimor të mëtejmë.
Pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ndërsa, duke pasur parasysh rrethanat e rastit, provat e gjetura në vendngjarje dhe elementet e rastit, prokurori ka urdhëruar që rasti të vazhdojë të hetohet si vepër penale ‘ vrasje në tentativë’.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje