Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Informacione lidhur me planifikimet operacionale për protestën e datës 18 prill 2015

Prishtinë, 17 prill 2015
Me qëllim të informimit të opinionit publik lidhur me protestën e cila pritet të mbahet nesër me 18 prill 2015 në orën 14:00 në Prishtinë, Policia e Kosovës me kohë ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme duke hartuar urdhrin operativ për mbarëvajtjen e protestës.
Si pjesë e planit operativ, janë bërë planifikimet për ri-orientimin e trafikut në rrugë alternative përgjatë kohës sa protestuesit shfrytëzojnë kalimin e tyre në rrugë, ku për këtë Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim dhe apelon tek qytetarët që të shmangin vozitjen gjatë kohës së protestës në akset rrugore ku zhvillohet protesta, si në vijim:

1. Rruga “Garibaldi”;
2. Rruga “Gjorgj Bush”;
3. Rruga “Luan Haradinaj”;
4. Rruga “Robert Doll”;
5. Rruga “Kosta Novakoviq”;
6. Rruga “Bill Klinton”;
7. Rruga “Eqrem Çabej”;
8. Rruga “Agim Ramadani”;
9. Rruga “Xhemajl Prishtina”;
10. Rruga “Ilaz Agushi”;
11. Rruga “Ilir Konushevci”.
Qëllimi strategjik i këtij urdhri operativ është:

*Siguria e përgjithshme në Republikën e Kosovës, mbajtja e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike dhe zbatueshmëria e ligjit.
*Shtimi i masave të sigurisë për të garantuar rend, qetësi dhe siguri publike, para, gjatë dhe pas protestës.
*Ndërmarrja e masave të nevojshme operative policore, për të siguruar që protesta të kalojë pa ndonjë incident dhe të mundësohet shprehja e lirë e qytetarëve gjatë protestës.
*Ndërmarrja e masave ligjore ndaj veprimeve të mundshme kundërligjore dhe luftimi i të gjitha dukurive negative që mund të shkaktojnë jostabilitet, që në çfarëdo mase do të rrezikonte rendin dhe qetësinë publike para, gjatë dhe pas protestës.
Policia e Kosovës, si institucion i zbatimit të ligjit, do të ndërmarrë të gjitha veprimet konform Kushtetutës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe planit të hartuar, për të garantuar rendin dhe qetësinë publike, për mbarëvajtjen e protestës si dhe krijimin e mundësisë së lëvizjes së lirë të të gjithë qytetarëve. Policia e Kosovës njeh të drejtën e qytetarëve për tubime publike, fjalën e lirë, protesta e manifestime, në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi.Zbatimi i ligjit, garantimi i rendit dhe qetësisë publike, lëvizja e lirë dhe mbarëvajtja e qetë e kësaj proteste është prioritet i planit të Policisë së Kosovës. Njëherësh ftojmë qytetarët që të shmangen nga çfarëdo forme e dhunës dhe sjelljeve të kundërligjshme, për t’i kontribuar stabilitetit, rendit dhe qetësisë si dhe mbarëvajtjes së protestës në përgjithësi.Policia e Kosovës beson në kulturën e lartë të qytetarëve dhe shpreson se protesta do të kalojë e qetë pa incidente.
Me respekt,

Zyra për Informim e PK-së
DPP-Prishtinë 

Opšte statistike: 2024-11-22
0
Nesreće sa fatalitetom
10
Nesreće sa povredjenima
32
Nesreće bez povredjenih
1880
Izrećene saobraćajne tikete
17
Hapšenja
7
Na zadržanje