Mitrovicë, 16 prill 2015
Dy persona të dyshuar janë arrestuar për veprën penale ‘sulm ndaj personit zyrtar’ derisa ishte në kryerje të detyrës zyrtare.
Të dyshuarit e arrestuar për këtë rast janë:
• A. L. 18 vjeçar m/sh/k
• D. L. 23 vjeçar m/sh/k
Rasti është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 12:00, të datës 16 prill 2015, në rrugën e “UÇK-së” në Mitrovicë, në kohën kur zyrtari policor kishte kërkuar nga të dyshuarit që ta largojnë veturën e tyre të parkuar në mënyrë të parregullt.
Të dyshuarit duke mos përfillur urdhrat e zyrtarit policor përnjëherë kanë sulmuar fizikisht zyrtarin policor duke i shkaktuar lëndime trupore, i cili ka kërkuar tretman mjekësor në spitalin rajonal të Mitrovicës. Pas inetervistimit në prani të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit publik, ndaj të dyshuarve të arrestuar është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.