Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet i dyshuari turk për veprën penale ‘trafikim me migrantë’

Prishtinë, 10 prill 2015
Sot, me datën 10 prill 2015, rreth orës 09:30, në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”, është arrestuar një person nga Njësiti i Hetimeve të Departamentit të Policisë Kufitare, nën dyshimin e bazuar se i njëjti kryente veprën penale ‘kontrabandim me migrantë’.
I dyshuari i arrestuar në këtë rast është:
• Y. S. lindur me 1967 shtetas turk
I arrestuari dyshohet se ka aranzhuar ardhjen e shtetasve të huaj, kryesisht nga shtetet e Azisë dhe të Afrikës, me qëllimin kinse për ta vizituar Kosovën, ku më pas bëhej kontrabandimi i këtyre shtetasve drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
Prandaj, ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari i lartcekur ka kryer veprën penale ‘kontrabandim me migrant’ dhe i njëjti pas intervistimit me autorizimin e prokurorit kompetent nga Prokuroria Themelore në Prishtinë-Departamenti i Krimeve të Rënda, dërgohet në mbajtje për 48 orë. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje