Në kuadër të zbatimit të urdhëresave të Gjykatës Themelore, gjatë kësaj jave njësitet policore të stacioneve, në kuadër të Drejtorisë Rajonale Ferizaj , kanë arrestuar 271 persona të dënuar nga gjykatat kompetente për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse.
Pas kompletimit të dokumentacionit nga ana e Gjykatës , 40 persona , të cilët ishin në kërkim janë dërguar në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej 10 ditësh deri 12 vite, ndërsa 231 personat e tjerë , pas pagesës së kryer janë liruar.
Apelojmë tek qytetarët të cilët kanë pranuar vendime ekzekutive nga Gjykata, që në afat sa më të shkurtër t’i shlyejnë obligimet e tyre.