Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Operacioni policor i koduar me emrin “Spitali” vë në pranga një person të dyshuar

Prishtinë, 25 mars 2015

Me datë 25 mars 2015, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në bashkëpunim me njësitë përkatëse policore, në rajonin e Ferizajt kanë kryer kontroll në spitalin rajonal të Ferizajt si dhe janë bastisur lokacionet e personit të dyshuar, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale;- “Marrje e ryshfetit” – neni 428 i KPK-se, – “Keqpërdorim i detyrës dhe autoritetit zyrtarë ” – neni 422 i KPK-së,- “Ushtrim i ndikimit ” – neni 431 i KPK-së,- “Mbajtje në pronësi kontroll posedim i paautorizuar i armëve” – neni 374 i KPK-së.Personi i dyshuar tanimë i arrestuar në këtë rast është:• I. V. Viti i lindjes 1967 – m/sh/kI dyshuari, i cili me pozitë ishte mjek kirurg ka kërkuar nga qytetarët-pacientët dhe ka pranuar ryshfet.Bastisjet policore janë realizuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda ku me ketë rast në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale:• dy revole me gaz• një granatë dore• 12.100.00 (dymbëdhjetëmijë e njëqind euro)• Dokumentacione dhe pajisje elektronike.Të gjitha veprimet policore janë kryer nën autorizimin e Gjykatës kompetente, dhe me urdhër të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për dyzet e tetë (48) orë.Me respekt
Zyra për informim dhe marrëdhënie me Publikun- DPP-Prishtinë 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje