Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

“Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”

Kaçanik, 19.3.2015
Pas pranimit të informatave nga terreni, se në disa fshatra të Komunës së Kaçanikut disa persona merren me shitblerjen e armëve dhe të municionit, njësitet policore të Stacionit Policor të Kaçanikut kanë ndërmarrë veprimet e duhura dhe me leje të prokurorit janë kontrolluar shtëpitë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarve: M.V.44. vjeç dhe I.B. 43 vjeç nga fshati Dubravë. Me këtë rast është gjetur dhe konfiskuar:
– 1 pushkë gjysmë automatike
Në fshatin Biqec, te të dyshuarit: K.P (20 vj.) dhe SH.H. (20 vjeç), është gjetur dhe konfiskuar:
-1 armë automatike AK-47 me karikator ,pa fishekë.
Ndërkaq, në fshatin Strazhë, policia ka kontrolluar dy lokacione dhe janë arrestuar katër persona: B.L. (34 vjeç), D.D. (20 vj.), H.K. (25 vj.) dhe S.V. (32 vj.). Arrestimi i tyre ka pasuar pas publikimit të fotografive të armëve të ndryshme në rrjete sociale nga ana e të arrestuarve. Me këtë rast, policia ka gjetur dhe konfiskuar armë dhe municione, si në vijim:
– 1 pushkë gjuetie
– 1 pushkë, punë artizanale
– 15 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm.
– 12 fishekë, 12 mm.
– 6 fishekë, të kalibrit “NN”;
Pas intervistimit, në konsultim me Prokurorin e Shtetit, të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt gjyqësore. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje