Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Aksident komunikacioni me fatalitet, humb jetën një 16 vjeçare

Mitrovicë, 16 mars 2015
Një vajzë 16 vjeçare ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të pësuara nga goditja e një veture.
Aksidenti me fatalitet është raportuar rreth orës 15:35 të ketë ndodhur në rrugën magjistrale Mitrovicë –Prishtinë, përkatësisht në fshatin Shupkovc, ku ishin të përfshirë një automjet civil dhe një këmbësor.
Në bazë të raporteve preliminare nga vendi i ngjarjes, hetuesit policorë bëjnë të ditur se aksidenti është shkaktuar si pasojë e moskujdesit dhe mospërshtatjes së shpejtësisë së rrugës nga ana e ngasësit të veturës civile e tipit “Reno Klio”, i cili nën këto rrethana godet këmbësoren e cila në ato momente ndodhej duke kaluar rrugën.Si pasojë e lëndimeve të pësuara viktima E. B. 16 vjeçare ishte dërguar në spitalin rajonal në Mitrovicë, ku mjeku kishte konstatuar vdekjen.Hetimet për rastin kanë nisur në vendin e ngjarjes me prezencën e prokurorit të rastit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.Ndaj të dyshuarit A. F. 21 vjeçar, drejtues i automjetit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.Hetuesit policorë të Njësisë së Komunikacionit Rajonal në Mitrovicë, janë duke vazhduar hetimet e mëtejme për të sqaruar rrethanat e plota në këtë aksident. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje