Mitrovicë, 16 mars 2015
Nisur mbi bazën e informacioneve dhe dyshimeve të arsyeshme të bazuara, hetuesit e njësisë rajonale të hetimeve, në kuadër të Drejtorisë Rajonale Mitrovicë, në orët e pasdites së sotme kanë realizuar një bastisje në një shtëpi private në një zonë periferike të qytetit të Mitrovicës. Si rezultat i batisjes së shtëpisë dhe objekteve përcjellëse, policia ka gjetur dhe ka sekuestruar: një pushkë automatike, tri granata dore. Tërheqja e granatave të dorës është bërë nga ana e njësisë së specializuar për trajtimin e mjeteve të pashpërthyera. Lidhur me rastin Policia në cilësi të të dyshuarit ka arrestuar J. D. 62 vjeçar, pronarin e shtëpisë, ku janë gjetur arma dhe granatat. Pas procedurave intervistuese me vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. Ndaj të dyshuarit është iniciuar procedurë për vepër penale ’mbajtje në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve’.