Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Zbulohen tri raste të veprës penale ‘ Grabitje e armatosur ’ dhe arrestohen dy persona të dyshuar për kryerje të këtyre veprave

Pejë , 13 Mars 2015
Ju informojmë që me datë 12 Mars 2015 hetuesit e Njësitit të Hetimeve Rajonale – sektori i Vjedhjeve grabitqare dhe Grabitjeve , pas një pune intensive operativo-hetimore kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë kryerësit e tri veprave penale të Grabitjes së armatosur.
Të dyshuarit e arrestuar shtetas shqiptar të Kosovës,Kelmend.L. (1995) dhe Besmir D.(1993) për veprën e Grabitjes së ndodhur më datë 10.01.2015 rreth orës 03:30 min. në rr.” Beteja e Logjës” , me ç’rat kishin hyrë të armatosur dhe maskuar në pikën e karburantit ‘Shala Petrol’ , dhe viktimës A.M.(1985)i kishin vënë armën në kokë dhe i kanë grabitur 820 euro dhe një telefon të tipit ‘Samsung’. Hetuesit policor me rastin e arrestimit të tyre,tek të njëjtit kanë gjetur dy telefona të cilët i kishin grabitur dhe një armë “P.Berreta” të cal.7.65 prodhim italian si dhe një karikator të zbrazët.
Po ashtu këta të dyshuar me datë 12.01.2015 rreth orës 04:00 në rajonin –III- të fshatit Vitomiricë–Pejë,në pikën e derivateve “Petroll Company” e cila gjindet në rrugën magjistrale Pejë – Mitrovicë,kanë grabitur nga punëtorët A.T.(1980) dhe A.A.(1993) ,nën kërcënimin e armës,para në vlerë 200 euro,një telefon “Samsung galaxi”,dhe resiverin për monitorimin e kamerave.
Po ketë datë të njëjtit kanë vazhduar me veprën tjetër të Grabitjes së armatosur dhe rreth orës 04:45 në rrugën Rozhajë-Vitomiricë – Pejë , nën kërcënim të armës grabisin edhe punëtorin në pompën e derivateve “Petrol Campany” ,shtetasin K.M.(1992),nga i cili grabisin 10 euro ,një telefon “samsung” dhe me vete marrin resiverin e kamerave të kësaj pompe.
Pas intervistimit të dyshuarve nga hetuesit, me urdhër të prokurorit shtetit caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh,për të vazhduar me procedura ligjore.
Vlen të ceket se hetuesit rajonal gjatë hetimit të këtyre rasteve të grabitjeve të cekura më lartë, kanë intervistuar edhe shtetasen e Kosovës Majlinda Pulaj vjeç 26 ,me ç’rat është zbuluar se e njëjta ishte e paraqitur në Stacionin policor të Prizrenit si person i zhdukur që nga viti 2012 dhe kërkohej nga familja dhe policia e kësaj zone,me ç’rast e njëjta është shoqëruar nga hetuesit rajonal të DRP Prizren për ta dërguar ne familjen e sajë.
Njësiti i hetimeve Rajonale DRP Pejë, që nga muaji Dhjetor 2014 deri më sot, për rastet e paraqitura në ketë periudhë kohore në rajon,kanë arritur mbi 92 % të zbulueshmërisë së tyre. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje