Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës i shoqëruar nga zyrtar të lartë të EULEX-it do të realizoj një takim me homologun e tij në Beograd

Prishtinë, 9 mars 2015 Me synimin e avancimit të bashkëpunimit policor me të gjitha shtetet e rajonit, bashkëpunim i cili ndërlidhet edhe me politikat e BE-së në kuadër të iniciativave rajonale, nesër me 10 mars 2015, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës i shoqëruar nga zyrtar të lartë të EULEX-it, do të realizoj një takim me homologun e tij në Beograd. Bashkëpunimi policor me të gjitha shtetet e rajonit në përgjithësi e në veçanti në luftën kundër krimit të organizuar trans kufitar, dhe dukurive tjera negative, ka qenë, është dhe do të jetë prioritet strategjik i Policisë së Kosovës. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje