Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Njoftim për rrjedhën e komunikacionit rrugor në zonën e Skenderajt

Epopeja e UÇK-së “Nata e zjarreve”, me 7 mars 2015-Me rastin e manifestimit “EPOPEJA E UÇK-së”, me datën 7 mars 2015, do të mbahet manifestimi tradicional “Nata e zjarreve” në kompleksin memorial në lagjen e Jasharajve në Prekaz, si dhe koncert në sheshin ‘Adem Jashari’ në Skenderaj.Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë ka përgatitur planin operativ, njëherësh ka ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura përgatitore për të ofruar një siguri dhe rend publik për të gjithë pjesëmarrësit në këtë eveniment.Edhe kësaj radhe, në zonën e Skenderajt Policia do të aplikojë një sistem komunikacioni njëkahor, për të mundësuar qarkullim efikas të komunikacionit, brenda dhe përreth qytetit të Skenderajt dhe vendit ku do të kremtohet “Nata e zjarreve” në Prekaz.Policia ka paraparë që me qëllim të evitimit të pengesave në komunikacion, rrjedha e komunikacionit me sistemin njëkahor do të aplikohet me fillim nga ora 16:00 deri në përfundim të aktiviteteve festive.Rrjedha e qarkullimit të komunikacionit rrugor do të kontrollohet dhe drejtohet me udhëzimet e dhëna nga zyrtarët policorë, për të përshtatur një sistem funksional të qarkullimit. Me këtë rast, drejtuesit e automjeteve do të marrin të gjitha instruksionet e duhura nga zyrtarët e policisë në terren.Parkimi i automjeteve do të lejohet në anën e djathtë përgjatë rrugëve që janë të përfshira në rrjedhën njëkahëshe të komunikacionit.Për vendparkingjet e siguruara paraprakisht, qytetarët do të marrin instruksionet nga zyrtarët policorë.Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj, për të mundësuar që secili të vijë dhe të largohet nga kremtimi në mënyrë të sigurt.

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje