Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një i dyshuar për veprën penale ‘dhënie ryshfeti’

Pejë, 6 mars 2015 -Ju informojmë që me datën 5 mars 2015 rreth orës 13:20 në fshatin Qyshk të Pejës , Njësiti i trafikut rajonal-Pejë , ka ndaluar të dyshuarin Milosh Milivojeviq, i lindur në vitin 1960, shtetas i Serbisë, i cili ishte duke drejtuar automjetin me targa regjistrimi të shtetit të Sllovenisë . Të njëjtit për shkak të tejkalimit të shpejtësisë oficerët policorë i kanë kërkuar dokumentacionin përkatës sipas detyrës . Lidhur me këtë zyrtarëve policorë në momentin e fillimit të plotësimit të kundërvajtjes për tejkalim shpejtësie, i dyshuari ua ofron një bankënotë prej 20 (njëzetë euro) që mos t’ia shkruajnë kundërvajtjen. Lidhur me këtë veprim të kundërligjshëm , i njëjti është njoftuar nga oficerët policorë për veprën e kryer me ç’rast është arrestuar. Është bërë intervistimi i tij në NJHKEK-DRP në Pejë në prezencë të përkthyesit të autorizuar (licencuar) dhe avokatit mbrojtës. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit shtetit i njëjti është liruar në mënyrë që me datën 6.3.2015 në orën 11:00 të paraqitet pranë Gjykatës Themelore në Pejë, që të vazhdohet me procedura të mëtejme ligjore.

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje