Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Aksident trafiku me fatalitet

2.3.2015, magjistralja Ferizaj – Brezovicë, “Fusha e Pajtimit”, Kaçanik
Në aksidentin e rëndë të trafikut, të ndodhur mbrëmë rreth orës 19:20 minuta, në magjistralen Ferizaj-Brezovicë, te “Fusha e Pajtimit” në Kaçanik, ka pësuar këmbësori: N. R. (61 vjeçar), pjesëtar i Policisë së Kosovës. Deri tek aksidenti dyshohet se ka ardhur kur vozitësi i veturës “Golf”, F. A. (41 vjeç), i cili po lëvizte nga fshati Doganaj në drejtim të “Fushës së Pajtimit”, duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës (ishte errësirë e plotë), godet këmbësorin duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktimës i është dhënë ndihma e parë në vendin e ngjarjes dhe në shërbimet përkatëse mjekësore në Kaçanik dhe në Ferizaj, për t’u dërguar pastaj në QKUK në Prishtinë, ku në orët e para të ditës së sotme ka ndërruar jetë.Hetuesit policorë janë duke punuar me rastin, ndërsa me urdhër të prokurorit, ngasësi i veturës “Golf”, është dërguar në mbajtje për 48 orë.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje