Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

“Arrestohen katër persona të dyshuar për vepra të ndryshme kriminale”

Prishtinë, 26 shkurt 2015 Policia e Kosovës, respektivisht njësitet antidrogë, në luftën e pa kompromis kundër dukurive negative, krimit të organizuar dhe veçanërisht përpjekjeve për zbatimin e strategjive për luftimin e trafikimit me substanca narkotike, pas hetimeve disa mujore ka realizuar me sukses edhe këtë operacion policor. Me datën 25 shkurt 2015 rreth orës 20:05, në fshatin Gllarevë të komunës së Klinës operacioni policor ka rezultuar me arrestimin e katër (4) personave të dyshuar, shtetas të Republikës së Shqipërisë me inicialet: 1. B. M. viti i lindjes (1959),2. Y. H. viti i lindjes (1961),3. G. M. viti i lindjes (1991) dhe4. N. M. viti i lindjes (1987), Këta persona janë arrestuar nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale si: Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge. Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, etj. Gjatë operacionit policor janë konfiskuar një sasi e konsiderueshme e substancave narkotike, pajisje, telefona, automjete dhe municione të llojeve të ndryshme që mund të përdoren si dëshmi dhe prova materiale, për procedurë të mëtejme ligjore. Mbi 18 kilogram substancë narkotike e llojit marihuanë (saktësisht: 18 kg e 514.8 gr.)1305 fishekë të kalibrave të ndryshëm2 automjete· 9 telefona mobil· dy peshore digjitale· një pajisje për presim të narkotikëve· 5 ngjitës për mbështjellje të narkotikëve· dy folie të bardha për mbështjellje të narkotikëve.Sendet e konfiskuara janë gjetur në pronën dhe përreth saj, të njërit të dyshuar tjetër, i cili ndodhet në arrati, me inicialet ( I. H.), viti i lindjes (1971). Katër (4) të arrestuarve u është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë nga prokurori kompetent.

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje