Prishtinë, 24 shkurt 2015 Sot, me datën 24 shkurt 2015, pas një hetimi disamujor Njësia e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren ka zhvilluar një operacion policor në regjionin e Prizrenit, me ç’rast ka arrestuar tre persona, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale ‘fajde’, ‘falsifikim i dokumenteve dhe automjeteve’, ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.Personat e arrestuar në këtë rast janë:R. O. lindur me 1962 m/sh/kI. O. lindur me 1985 m/sh/kS. O. lindur me 1988 m/sh/k Gjatë bastisjes, si rezultat i këtij operacioni policor janë gjetur prova të ndryshme materiale të cilat janë sekuestruar:1 llaptop.1 I-Pad (Samsung)6 fletore të formatit A5 me shënimet mbi fajde6 telefona celularë të modeleve të ndryshme2 vetura të konfiskuara si provë materiale· 57 libreza të qarkullimit· 79 tiketa metalike të numrave të shasisë· 20 copëza të shasisë· 21 tabela të automjeteve2 armë të zjarrit pa leje, njëra pushkë prodhim rus, ndërsa tjetra revole TT1 karikator36 fishekë me rrethatore për armë gjuetie si dhe pajisje për pastrimin e armëve Me urdhër të prokurorit kompetent tre personave të dyshuar u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orë.