Prishtinë, 21 shkurt 2015
Më 20.02.2015, rreth orës 15:00, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “ Adem Jashari” nga Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria Kundër Terrorizmit është ndaluar personi i dyshuari me inicialet (L. R.) mashkull /kosovar/shqiptar, viti i lindjes (1997), nga rajoni i Gjilanit.Personi i dyshuar, i lartë përmendur (L.R), është ndaluar duke tentuar për të udhëtuar me aeroplan në relacionin Prishtinë-Istamboll, e që dyshohet se, i njëjti kishte për qëllim të arrij dhe t’u bashkëngjitet grupeve terroriste në Siri.I dyshuari pas intervistimit nga Policia, me urdhër të prokurorit është ndaluar për 24 orë.Policia e Kosovës është e përkushtuar që në funksion të zbatimit të strategjisë për parandalimin dhe luftimin e terrorizmit si dhe identifikimin e kërcënimeve potenciale që mund të rrjedhin nga element të ndryshëm, do të ndërmarr të gjitha veprimet dhe masat e parapara ligjore. Anëtarësimi i Policisë së Kosovës në organizata relevante ndërkombëtare të sigurisë (si INTERPOL, EUROPOL, etj.) do të ndikonte që këto përpjekje për parandalim dhe luftë të përbashkët kundër terrorizmit të jenë edhe më efikase jo vetëm në nivel vendi por edhe më gjerë.