Prishtinë, 21 shkurt 2015
Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ), në funksion të zbatimit të strategjive për parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar, veprave të ndryshme ilegale, prostitucionit, e veçanërisht realizimin e objektivave të saj në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore, pas hetimeve të zhvilluara ka realizuar një operacion policor në bashkëpunim edhe me inspektorët e punës dhe ATK-në.Operacioni policor i realizuar sipas planit operativ ”Shkurti 2015” është realizuar më 20.02.2015, nga ora 21:45, në rajonin e Ferizajt, ku janë kontrolluar tri (3) lokale (“MONTONA”, “ITALIA-M” DHE “DRILONI”).Gjatë realizimit të kontrollit në lokalin “DRILONI” është gjetur një armë e tipit BROVIN e kalibrit 6.35 mm dhe një karikator me gjashtë (6) fishekë të së njëjtës armë, lidhur me këtë rast është njoftuar stacioni policor në Ferizaj ku ka vazhduar me inicim dhe procedim të rastit për “Mbajtje në pronësi, ose posedim të paautorizuar të armëve”.Gjithashtu, në lokacionet e kontrolluara janë hasur nëntë (9) punëtore, shtetase nga Republika e Shqipërisë, ku Departamenti për Migrim dhe të Huaj i PK-së dhe inspektoret e punës kane ndërmarr masat e nevojshme ligjore lidhur me këto shtetase.Operacioni është kryer me sukses sipas planit të paraparë, me qellim të parandalimit të veprimtarive ilegale dhe verifikimit të informacioneve për viktima të mundshme të trafikimit apo mundësimit në prostitucion, ndërsa nga ana e inspektorëve të punës dhe atyre të ATK-së për çështje administrative janë shqiptuar gjoba përkatëse.