Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Aksident trafiku me lëndime trupore – fatalitet, të përfshirë një veturë dhe dy këmbësorë

Istog, 18 shkurt 2015
Ju informojmë se me 4.2.2015, rreth orës 10:45, në rrugën Istog – Vrellë, pikërisht në fshatin Vrellë ka ndodhur aksident trafiku, ku kishte qenë i përfshirë mjeti “Opell Zafira” me ngjyre të hirit dhe me targa të regjistrimit vendor, i drejtuar nga i dyshimti shtetasi B. H. (1988), si dhe viktimat këmbësorët S. V. rreth (62) vjeçar, dhe këmbësori I. V. (58) vjeçar që të dy nga fshati Vrellë komuna e Istogut. Këmbësorët që kanë pësuar lëndime në atë kohë janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal në Pejë për kurim, por njëri nga ta (I. V.) dërgohet në QKUK Prishtinë për shkak të natyrës së plagëve të rënda që kishte pësuar në këtë aksident, lëndime të rënda dhe frakturë. Me datën 17.2.2015 ky këmbësor (I. V.) ka ndërruar jetë në QKUK Prishtinë. Lidhur me këtë hetuesit e njësitit të komunikacionit rrugor rajonal kanë njoftuar edhe prokurorin e shtetit dhe rasti do të hetohet dhe procedohet nga ky njësit. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje