Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person nën dyshimin e bazuar për kontrabandim të migrantëve

Prishtinë, 12 Shkurt 2015
Policia e Kosovës, respektivisht, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, pas hetimeve intensive të kryera për disa muaj, lidhur me veprimtarinë kriminale të një grupi, mirë të organizuar, që në vazhdimësi merrej me kontrabandim të migrantëve për në shtetet e Bashkimit Evropian, sot me dt. 12.02.2015 në rajonin e Prishtinës, ( në një lokacion), ka ndërmarrë operacionin e koduar me emrin “PUNTO”, me ç’rast është arrestuar një i dyshuar dhe janë kontrolluar shtëpia dhe objektet përcjellëse të tij.
I dyshuari në bashkëpunim edhe me të dyshuar të tjerë nga Shtetet si Serbia dhe Hungaria, kanë arritur në mënyrë të organizuar të kontrabandojnë persona nga Kosova në drejtim të Shteteve të BE-së, për përfitime materiale të kundërligjshme.
Ky grup gjatë kryerjes së kësaj veprimtarie kriminale përdornin rrugët nga Kosova përmes territorit të Serbisë për në Hungari me qellim që nga aty të vazhdonin për në shtetet tjera evropiane. Për transportimin e viktimave ky grup ka përdorur mjete të ndryshme të transportit si vetura dhe linjat e rregullta të autobusëve për në Serbi. Çmimi për një migrant sillej nga 1500-2200 euro, varësisht prej destinacionit të fundit. Gjatë procesit të deritashëm të hetimeve janë identifikua rreth 30 viktima të këtij krimi të cilët ishin mashtruar nga ky grup kriminal. Migrantët e identifikuar i përkasin të gjitha rajoneve të Kosovës.
I dyshuari i arrestuar është:
1. A. J. i lindur më 1971, Kosovar/shqiptar
Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar si prova materiale:

1. Para të gatshme 39 000 (tridhjetë e nëntëmijë) euro ( të fshehura në oxhakun e shtëpisë)
2. 16 (gjashtëmbëdhjetë) fishekë kalibër 7.62
3. 1 (një) veturë e markës ‘Mercedes’
4. 2 (dy) telefona celularë
5. 3 (tri) SIM kartela dhe
6. dokumente tjera.
Personi i dyshuar është dërguar në mbajtje policore për vazhdim të procedurës të mëtejme gjyqësore.
Hetimet e këtij rasti do të vazhdojnë për të identifikuar edhe të dyshuar të tjerë të mundshëm.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje